Fon der Lajen: Arrihet përparim në negociatat për Bregzit

TË FUNDIT

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, deklaroi se BE-ja do të jetë e gatshme  përderisa Britania e Madhe vendosë ta braktisë Unionin pa marrëveshje tregtare edhe krahas “përparimit real” në procesin e pasigurtë të negociatave për Bregzit.

Mediumet britanike transmetojnë se  tre pengesat kryesore për arritje të marrëveshjes janë e drejta e peshkimit në ujërat britanik, mekanizmat për zgjidhje të kontesteve dhe vendosja e rregullave që do të garantojnë konkurencë korrekte.

“Edhe pse kemi shumë pak kohë në dispozicion, do të bëjmë gjithçka që mundemi  për të arritur marrëveshje. Jemi të gatshëm  të bëhemi kreativ, por nuk jemi të gatshëm ta sjellim në pyetje integritetin  e tregut të vetëm”, tha dje Fon der Lajen para parlamentarëve evropian.

Ajo theksoi se BE-së duhet t’i mundësohet hakmarrje me masat tregtare përderisa Britania e Madhe i minon punët dhe standardet ekologjike dhe se industria evropiane e peshkimit dëshiron parashikueshmëri afatgjate në korrniza të aktiviteteve  të saj afariste.