Flamujt e BE-së janë ulur në gjysmështizë para selisë së Komisionit Evropian në Bruksel në shenjë solidariteti me Francën dhe Austrinë.
Komisioni Evropian në konferencën e tyre për shtyp mbajti heshtje njëminutëshe për viktimat e sulmeve terroriste në Francë dhe Austri.
“Evropa është me ju. Kemi ndërmarrë aktivitete për ndalimin e terrorizmit në të gjitha format e tij dhe kjo luftë do të vazhdojë të jetë prioritet për ne. Ne jemi më të fuqishëm se urrejtja dhe terrori”, thekson Komisioni në Tuiter.
