Fillon monitorimi i mediave për raportimin në zgjedhjet lokale

TË FUNDIT

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele që nesër fillon me monitorimin për lajmërim të mediave për zgjedhje të transmetuesve për Zgjedhjet lokale 2021.

Siç njoftojnë nga AShMAA-ja, në periudhën deri në fillimin e fushatës, objekt vëzhgimi do të jenë programet e para televizive të servisit kabllovik publik-MRT 1 dhe gjashtë televizione komerciale. Të gjitha kanalet e mbetura televizive do të monitorohen sipas sugjerimeve.

Lëndë e monitorimit do të jetë programi i tyre i përgjithshëm, me vëmendje të veçantë transmetimi i lajmeve dhe emisionet e tjera ku janë të ftuar përfaqësues të pushtetit (shtetëror/lokal), të partive politike dhe të ftuar të tjerë potencial për zgjedhje. Do të monitorohen dhe programe të tjera ku do të ketë të ftuar potencial për zgjedhje pa marrë parasysh arsyen e pjesëmarrjes së tyre.

Si dhe deri më tani, Agjencia, në faqen e tij zyrtare, vendosi baner me të gjitha materialet relevante për procesin zgjedhor-Ligje dhe akte nënligjore lidhur me zgjedhjet, publikime, formular për sugjerime, raportime dhe të ndryshme.

Duke pasur parasysh që me shpalljen e zgjedhjeve Lokale, të caktuara për 17 tetor të vitit 2021, hynë në fuqi dispozitat e Ligjit zgjedhor, Agjencia i përkujtoi të gjithë transmetuesit për dispozitat relevante për lajmërimin me to dhe zbatimin e tyre para fillimit të kampanjës zgjedhore./TV21