Filipçe i rikujton BFI-së dhe KOM-së se ndalesa për tubime ende është në fuqi

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tregoi se mëngjesin e sotëm ka folur si me kreun e Bashkësisë Fetare Islame po ashtu edhe me atë të Kishës Ortodokse Maqedonase duke kërkuar respektim të masave dhe të mos organizohen tubime të besimtarëve.

“Pas informacioneve që sot i publikoi BFI se më 12 maj hapen xhamitë, dua të kujtoj se ende është në fuqi ndalesa për grupim të më shumë se 2 personave. Apeloj tek bashkësitë fetare dhe gjithë të tjerëve të parandolojnë çfarëdo organizimi të mbështetësve të tyre deri sa këto masa ende janë në fuqi. Besoni se çfarëdo sjellje pa përgjegjësi e një individi ose e ndonjë grupi, mund të na kthej në fillim të krizës dhe do ta thellojë atë, kjo do të reflektohet në funksionimin jo vetëm të sistemit shëndetësorë por edhe të shtetit në përgjithësi” tha Filipçe.

  LEXO: Më 12 maj do të hapen xhamitë në Maqedoninë e Veriut  

Çfarëdo lloj tubimi masiv përbën rrezik të lartë për transmetimin e virusit pa dallim se kush e organizon ose ku mbahet mbledhja në ambient të hapur ose të mbyllur, tha Filipçe.

I pyetur se a do të pasojnë sanksione për BFI-në për shkelje të urdhërave, Ministri i Shëndetësisë, aploi që institucionet t’i zbardhin dhe vërtetojnë se kush i shkel rregullat pa dallim se ku po bëhet tubimi.

“Tubimi është tubim! Ka një arsye se pse njerëzit nuk mund të mblidhen me shumë se dy. Ka arsye se pse edhe në ambient të hapur kur nuk ka distancë duhet të vendoset maskë, ka arsye se pse edhe në mjedi të mbyllur detyrimisht duhet të mbahet maskë” u shpreh ai./TV21

🔴 [ВО ЖИВО] Прес-конференција на министерот за здравство, Венко Филипче

🔴 [ВО ЖИВО] Прес-конференција на министерот за здравство, Венко Филипче

Gepostet von TV21 am Freitag, 8. Mai 2020