Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim se që nga 12 maji 2020, e martë, xhamitë të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive. Ky vendim hyn në fuqi nga data e sjelljës së tij shkruhet në njoftimin e përcjellë edhe përmes faqes zyrtare në Facebok të kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi.
“Bashkësia Fetare Islame me shumë kujdes ndjek përmsimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të të infektuarve nga virusi COVID-19 si dhe duke vlerësuar kërkesat e 13 Muftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhemateve, dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të KOM-it, që ka nxitë besimtarët islamë, Rijaseti i BFI-së, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 07.05.2020 solli vendimin me sa vijon: Nga data 12 maj 2020, e martë, xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive” shkruhet në vendimin e BFI-së.
LEXO ÇFARË THOTË ZËVENDËSKRYEMINISTRI BUJAR OSMANI
Në fund nga BFI shkruajnë se “shpresojnë që ky vendim i Rijasetit do të gjejë mirëkuptimin e organeve kompetente shtetërore”.
Vendimin për pezullim të faljes në xhami BFI e solli më 17 mars. Nga atje theksojnë se gjatë tërë kohës së pezullimit të namazeve me xhemat në xhami, BFI-ja me të gjitha organet dhe institucionet edukativo-arsimore të saj u është përmbajtur rekomandimeve të institucioneve relevante për mbrojtjen e shëndetit të popullatës, edhe pse të vetëdijshëm për pasojat e veta.
“Po ashtu, Bashkësia Fetare Islame ka qenë i vetmi institucion fetar në vend, që publikisht ka kërkuar nga besimtarët islamë që t`u përmbahen rekomandimeve për ruajtjen e shendetit, edhe pse për këtë askush nga organet kompetente nuk dha ndonjë vlerësim pozitiv për BFI-në, por, përkundrazi disa qarqe të afërta me pushtetin, vazhdimisht e sulmonin BFI-në dhe kreun e saj” shkruhet në vendimin e sjellë sot./TV21
V E N D I M Bashkësia Fetare Islame në RMV, prej ditëve të para të paraqitjes së pandemisë Covid19, duke patur për…
Gepostet von Sulejman Rexhepi am Freitag, 8. Mai 2020
