Festat, gëzim i dyfishtë për hotelierët/ Ohri i mbushur me turistë, afaristët të kënaqur me fluksin

TË FUNDIT

Fundjava me festat e fundvitit po shihet si një paralajmërim për një vit të frytshëm për turizmin dhe kthimin e turizmit në shtigjet e vjetra. Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit pret që ekonomia turistike të stabilizohet përfundimisht në 2023-tën. Linja ajrore Ohër-Beograd, e cila fillon në qershor, do të dyfishojë numrin e turistëve. Parashikimet janë që këtë vit të tejkalohet numri rekord i turistëve dhe netëve të qëndrimeve nga viti para-pandemik 2019.

“Fokusi do të jetë sërish në tregjet rajonale, të cilat duhet t’i stabilizojmë, presim midis 10-15% si dhe tregjet dytësore midis 30-40% rritje. D.m.th. në vitin 2023, së bashku me mëngët e përveshura, besoj se do të arrijmë ta tejkalojmë numrin prej 3,2 milionë net qëndrimesh dhe seriozisht t’i afrohemi gjysmë miliardi ndikim komercial apo turistik.”- deklaroi Ljupço Janevski.

Ohri deri dje ishte plot turistë, njëjtë siç ishte para pandemisë. Sipas analizave të punonjësve të turizmit, më të shumtët kanë qenë turistët nga Serbia, por ka pasur edhe grupe nga Bullgaria, Kroacia, Shqipëria, Turqia, Rumania dhe Izraeli. Moti i mirë dhe atmosfera festive kanë kontribuar që turistët e shumtë të shijojnë shëtitjet në bregun e liqenit, por edhe të vizitojnë monumentet kulturore e historike.

“Shpresoj se do të arrijmë t’i tërheqim mysafirët që të vijnë përsëri dhe të zgjasim sezonin që të mos jetë vetëm verës në Ohër, por gjatë gjithë vitit, 365 ditë”- deklaroi Dimitar Kavrakov, kryetar i Shoqatës së Guidave Turistike të Maqedonisë.

Trendi i rritjes së turistëve pritet të vazhdojë. Sipas njoftimeve të guidave turistike, për festat e ardhshme pritet një rritje e mysafirëve nga rajoni.

“Për Krishtlindje, si çdo vit, do të kishim kryesisht besimtarët tanë ortodoksë nga Ballkani, Shqipëria, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia”- tha Ljupço Yuzmeski.

Edhe fundjava që po vjen është fundjavë festash, pasi ortodoksët kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian.