Familja Kahrimani kërkon drejtësi, fshatarët shqyrtojnë kërkesën për shpërngulje të të akuzuarve për vrasjen në Debresht

TË FUNDIT

Sot në fshatin Debresht të Gostivarit u mbajt marsh protestues pas vrasjes së 23 korrikut, përcjell TV21. Familja e viktimës, Resul Kahrimani, kërkojnë drejtësi nga autoritetet, ndërkaq fshatarët në turmë, thanë se do të shqyrtojnë kërkesën që të dyshuarit për kryerjen e veprës, të shpërngulen nga fshati.

Në lidhje me: “Gjuajtën me pistoletë dhe kallashnikov”, Prokuroria nis procedurën hetimore ndaj tre vëllezërve që dyshohen për vrasjen në Debresh

“Ju lutem, të tregojmë se ne jemi njerëz, ne jemi njerëz me shpirt, e jo kafshë. Ne kërkojmë si familje të dënohet në mënyrën maksimale, organet e drejtësisë e dinë më së miri”, tha njëri nga familjarët, ndërsa pas tij, turma kërkonte shpërnguljen nga fshati Debresh i të dyshuarve për veprën./tv21.tv