Evakuuohen 2.700 persona për shkak të zjarrit në Martig në jug të Francës në jug të

TË FUNDIT

Zjarri i fuqishëm afër vendit Martig në jug të Francës në Brigjet Azure akoma është aktiv. Pas  betejës së mbrëmshme kundër flakëve, zjarrfikësit megjithatë arritën ta kontrollojnë përparimin e zjarrit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Në orët e hershme të mëngjesit, dy kanaderë sërish filluan me rotacione, të ndërprera gjatë natës, për t’iu ndihmuar ekiupeve tokësore për ta vënë zjarrin nën kontroll.

“Sot në mëngjes 1.400 zjarrfikës ende po mobilizohen”, thuhet në kumtesën e shërbimit zjarrfikës të Bush-di-Ron, ku shtohet se nuk ka të lënduar rëndë nga zjarri.

Ekipet shpëtimtare evakuuan rreth 2.700 persona, prej të cilëve 468 përmes detit. Policia shpëtoi qindra njerëz të cilët ishin në situatë të rrezikshme, në plazhin Tamaris, mes të cilëve ka pasur edhe fëmijë, cekën shërbimet.

Sot në mëngjes, tre anije akoma janë vënë në dispozicion, nëse nevojiten evakuime të reja, tha Kristin Ribes, zëdhënëse e prefektit detar për Mesdheun.