“Është e patjetërsueshme të kemi OKB të fortë”, Pendarovski: OKB do të jetë efikase aq sa do të lejojnë vendet anëtare

TË FUNDIT

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti video-fjalimin në forumin e nivelit të lartë “E ardhmja që e duam, Kombet e Bashkuara që na duhen: Konfirmim i përkushtimit tonë kolektiv ndaj multilateralizmit”, që u mbajt mbrëmë në Nju-Jork me rastin e shënimit të 75 vjetorit të themelimit të KB-së. Shefi i shtetit theksoi se nëpërmjet deklaratës universale, pakteve dhe konventave ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara e kanë nxitur lëvizjen globale për të drejta dhe liri, për drejtësi sociale dhe barazi. E kanë përforcuar rezistencën ndaj katastrofave dhe e kanë mobilizuar botën në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Krijimi i Kombeve të Bashkuara është një nga projektet më të rëndësishme globale dhe arritjet e njerëzimit, por Organizata jonë mund të jetë efektive aq sa do t’i lejojnë vendet-anëtare. Për shkak të pengesave të shumta në punën e saj, në botë ekzistojnë ende tensione dhe konflikte, milionë refugjatë dhe migrantë, eksploatim i pakontrolluar i natyrës dhe shkelje e dinjitetit të njeriut. Problemeve të vjetra iu bashkëngjiten edhe probleme të reja akute siç janë terrorizmi global, krimi i organizuar dhe ndarja digjitale”, deklaroi presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.