Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë hyrë në një fazë që duhet të japin rezultate konkrete. Ai tha se Turqia është e gatshme që të kontribuojë në arritjen e paqes, teksa delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë po takohen në Stamboll në një rund të ri të bisedimeve.
“Vendosja e një armëpushimi dhe e paqes sa më shpejt të jetë e mundur, do të ishte në të mirën e të gjithëve. Ne mendojmë se kemi hyrë në një periudhë ku duhet të arrijmë rezultate konkrete nga negociatat. Duke marrë parasysh fazën e arritur si pjesëtarë të delegacioneve, ju keni një përgjegjësi historike. E tërë bota është në pritje të lajmeve të mira që do të vijnë nga ju. Po i vini themelet për paqe me udhëzimet e udhëheqësve tuaj. Ne jemi të gatshëm për të ofruar çfarëdo kontributi, t’jua lehtësuar juve punën”
