Epidemiologu serb Kon: Nga marsi-qershor në Serbi ka pasur tre herë më shumë raste të vdekjes nga Covid 19 se sa është kumtuar zyrtarisht

TË FUNDIT

Epidemiologu serb Predrag Kon mbrëmë deklaroi se sipas hulumtimit të tij, bazuar në të dhëna nga Instituti i Qytetit për Shëndet Publik, nga marsi deri në qershor kishte tre herë më shumë vdekje nga sa ishte njoftuar zyrtarisht, gjegjësisht të publikuara  me shkrim.

Kon për Njuzmaks Adria deklaroi se në hulumtimin e tij, nga marsi deri në qershor, zbuloi 210 vdekje në të cilat ishte shkruar se vdekja ishte pasojë e drejtpërdrejtë ose kryesor e – Kovid-19 dhe se 118 raste të tilla u raportuan zyrtarisht.

“Krahas kësaj, zbulova 29 vdekje në të njëjtën periudhë nga pneumonisë virale dhe gjeta numër të madh të vdekjeve nga pneumonia e pashënuar – që do të thotë jo-bakteriale – 102 raste ishin tepricë, por nuk mund të themi se 102 janë nga Kovid, një numër i konsiderueshëm – po”, shtoi ai.

Kon tha se kishte problem me sistemin e informues, por që tani shifrat për numrin e njerëzve të infektuar dhe që vdesin nga pasojat e virusit në Serbi janë “shumë të afërt dhe shumë të saktë”.

Javorja NIN publikoi se në korrik, kur Serbia po përballej me sulm të ri ndaj virusit, janë kryer të paktën 100,000 teste më pak  sesa kanë treguar shifrat zyrtare dhe numri i pacientëve u zvogëlua.

“Për herë të parë ne përdorim sistem informacioni. Ai sistem informacioni nuk ishte mjaft i saktë në një moment, në një kohë, dhe nuk mund të them pse – diku në mes të qershorit nuk ishte i saktë, pashë se kishte dallim midis asaj që ne në nivelin e Beogradit përcaktojmë si raste, dhe veçanërisht vdekjeve”, tha Kon./MIA