Elhaida Dani këndon në “Eurovision in Concert”

TË FUNDIT

Elhaida Dani mbrëmjen e së shtunës e ka kënduar këngën e saj edhe njëherë live në Amsterdam, ku është mbajtur koncerti “Eurovision in Concert”. Aktualisht kënga e saj “Im alive” është e dyta me klikime nga gjithsej 39 këngët që sivjet marrin pjesë në garën e Eurovizionit. Pas Rusisë që numëron mbi 3 milionë klikime, kënga shqiptare sapo ka grumbulluar 2 milionë klikime.

Krahas saj, edhe përfaqësuesit e Greqisë, Suedisë, Gjeorgjisë e Serbisë kanë sjellë krijimet e tyre. Elhaida shumë shpejt do të jetë e pranishme edhe në Londër ku po ashtu kërkon promovimin e këngës së saj. Kënga do të sjellet në Eurovizion me datë 19 maj, në gjysmëfinalen e parë të edicionit të sivjetmë të Eurosong.