Pas përfundimit të votimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vullneti i qytetarëve tashmë ndodhet në kutitë e votimit dhe se mbrojtja e tij është thelbësore për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Ai u ka bërë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të kryejnë me përgjegjësi detyrën gjatë numërimit të votave, duke i falënderuar për angazhimin e tyre dhe duke kërkuar që çdo votë të numërohet me kujdes.
“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor. Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike. Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote!”, ka shkruar Kurti.
