Kosovë, pjesëmarrje më e ulët se në zgjedhjet e kaluara

TË FUNDIT

Në orën 19:00 është mbyllur afati për hyrje në qendrat e votimit.

Qytetarët që ndodhen brenda qendrave, kanë të drejtë të përfundojnë procesin e votimit.

Deri në orën 17:00, mbi 560 mijë veta ushtruan të drejtën e tyre – rreth 200 mijë më pak krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.