Trump ndërpret intervistën në NBC: Më ka ardhur në majë të hundës

TË FUNDIT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndërpreu intervistën për emisionin “Meet the Press” të moderatores Kristen Welker.

Trump u largua nga studioja e NBC-së pas një përplasjeje të ashpër me Welker lidhur me pretendimet për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe parregullsitë e supozuara në numërimin e votave në Kaliforni.

Trump këmbënguli se zgjedhjet e vitit 2020 ishin të manipuluara, ndërsa Welker theksoi se nuk ekzistojnë prova që mbështesin këto pretendime.

– Zgjedhjet ishin të manipuluara. Ishin zgjedhje të pista, deklaroi Trump, duke shtuar se edhe tani po ndodhin manipulime në Kaliforni, ku ende po numërohen votat e zgjedhjeve paraprake për shkak të numrit të madh të fletëvotimeve të ardhura me postë.

Kur Welker kërkoi prova për këto pretendime, Trump u përgjigj se “mjafton të shikosh”.

– Ata janë të pandershëm, ashtu si edhe ju. Mediat tuaja janë të pandershme. Edhe “Meet the Press” është i pandershëm, tha Trump, duke përsëritur se “zgjedhjet tuaja janë të pandershme, ju jeni të pandershëm dhe ‘Meet the Press’ është i pandershëm”.

Para se të largohej nga studioja, ai deklaroi se NBC është një televizion i njëanshëm dhe i korruptuar.

– Më vjen keq, por po e ndërpresim këtu. Më ka ardhur në majë të hundës, tha Trump dhe u largua nga studioja.

Intervista ishte regjistruar të premten, ndërsa u transmetua sot në NBC.