“Lanset” është edhe një revistë shkencore e cila u bën thirrje amerikanëve që të votojnë për ndryshim të zgjedhjeve presidenciale javën e ardhshme. Redaksia e magazinës e përshkroi përgjigjen e administratës së Donald Trampit të pandemisë si “katastrofike”.
Zhurnali mjekësor nuk e mbështet direkt kandidatin e demokratëve Xho Bajden në komentin e tij, por kryesisht u fokusua në problemin që SHBA-ja nuk është përballur me “krizën më të madhe me shëndetin publik të shekullit”.
Potencohen problemet serioze në sferën sociale, erozinë e vazhdueshme të besimit në sektorin publik, mungesën e përgjigjes përkatëse nga ana e qeverisë federale dhe përzierjen politike në mbrojtjen shëndetësore, veçanërisht në Qendrat për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve.
E tërë kjo solli deri në “përgjigje katastrofike nga SHBA-ja kundër pandemisë së koronavirusit të ri”.
“Lanset” shënon se SHBA-ja ka përjetuar “devalvim të vazhdueshëm të shkencës”. Këshilli drejtues i magazinës autoritare vëren edhe se administrata e Trampit i shfuqizoi rregullativat për mbrojtjen e njerëzve, punonjësve dhe mjedisit jetësor.
