Edhe kafshët kanë librezë, kurse ka qytetarë pa shtetësi, tha Zejdi në Kuvend

TË FUNDIT

Koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi edhe sot ka instituar që të gjendet zgjidhje për Ligjin për shtetësi i propozuar nga ata.

“Qeveria nuk duhet të lejojë që asnjë qytetar të mos ketë shtetësi. Kjo është praktikë evropiane”, tha Zejdi në foltoren e Kuvendit, transmeton TV21.

Ka vlerësuar se në vend, edhe kafshët janë të regjistruar, ndërkaq ka qytetarë që ende nuk figurojnë si shtetas të këtij vendi.

“Edhe kafshët kanë librezë, kurse te ne njerëzit nuk kanë shtetësi”, tha Zejdi më tej.

Kërkoi nga kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe kryeministri Zoran Zaev që të ulen, dhe të gjejnë zgjidhje për Ligjin për shtetësi./TV21