Kështu duket plasmani i specave për ajvar në kohë kur Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski paralajmëron se do të ketë krizë për ushqim, të cilin qytetarët mezi arrijnë ta blejnë shkaku i çmimeve të larta. Bujqit e revoltuar i hedhin specat në deponi, pasi siç thonë, nuk mund t’i mbulojnë harxhimet. Dhe derisa disa i hedhin, disa të tjerë në treg i shesin me çmim të lartë. Vetëm tregtarët dalin të fituar gjatë gjithë procesit – nga ara deri te konsumatorët përfundimtarë.
Sot në mëngjes vizituan “Tregun e Gjelbër” ku specat për ajvar shiten për 50 denarë, që është për tre herë më shumë nga çmimi blerës. I pyetëm qytetarët nëse do të blejnë ajvar në dyqan ose do ta përgatisin vetë, duke pasur parasysh se këtë vit edhe çmimi i vajit gatimi është rritur dhe varion nga 130 deri në 140 denarë.
-Kjo është tragjedi. Njerëzit po i hedhin specat, kurse në treg shiten me çmim të lartë.
-A do të gatuani ajvar në shtëpi?
-Po.
-A janë të shtrenjtë specat?
-Paj, i mirë është çmimi.
-A është më mirë nga aspekti financiar të blihet në dyqan apo të përgatitet në shtëpi?
-Më mirë në shtëpi, e bën sipas shijes së vet. Në dyqan ajvar nuk është i njëjtë.
-Nuk ka diçka më të shijshme se ajo që do ta përziesh me dorën tënde.
-Specat janë të shtrenjtë, ajvari do të kushtojë shumë.
-A do të gatuani ajvar?
-Po, patjetër për fëmijët.
-Ndoshta do të blej, sepse nuk mund t’ia dalim financiarisht, është shumë shtrenjtë.
E nëse jeni në dilemë – nëse të blini apo të gatuani ajvar në shtëpi, ja çka thotë matematika jonë. Për 20 kavanoza ajvar shtëpie nevojiten rreth 60 kg speca, kurse një kilogram kushton 50 denarë, si dhe 4 litra vaj gatimi, çmimi i të cilit është 130 denarë. Kjo do të thotë se do të shpenzoni të paktën 3.500 denarë. Nëse vendosni të blini ajvar në dyqan, atje çmimi varion nga 250 deri në 350 denarë varësisht nga prodhuesi. Nëse merrni ajvarin më të lirë, 20 kavanoza do t’ju kushtojnë 5.000 denarë.
