E vendosur në brigjet e lumit Seyhan të qytetit turk Adana, Xhamia Köprüköy, e njohur si “Xhamia e Gjelbër” për shkak të dredhkës që mbulon murin e saj të jashtëm dhe minaren, tërheq vëmendjen me lulet me ngjyra të ndryshme dhe nuancat e gjelbra që çelin në kopshtin e saj, raporton Anadolu.
E zgjedhur si xhamia e dytë më e bukur në Adana, “Xhamia e Gjelbër” e ndërtuar në vitin 1930, i bën ata që e shikojnë të hedhin një vështrim të dytë me kopshtin e saj plot me lule dhe dredhkën që mbështjellin minaren.
Thuhet se karakteristika më e rëndësishme e këtyre dredhkave që rrethojnë minaren është se ato nuk shkaktojnë asnjë dëmtim në minare sepse u bien gjethet në dimër dhe se “Xhamia e Gjelbër” është një nga xhamitë më të rëndësishme në Adana për sa i përket pamjes vizuale.
