E ndërprenë protestën, por nuk dorëzohen! Drejtori i spitalit në Tetovë nuk i takoi infermieret

TË FUNDIT

Infermierët e spitalit të Tetovës protestuan për të katërtën herë me radhë për të kërkuar zgjidhje të statusit të tyre. Ato paralajmëruan se protestën do ta pauzojnë, por nuk do të dorëzohen nga kërkesat e tyre.

Për herë të parë morëm guximin dhe iniciativën që zëri ynë të dëgjohet përmes juve mediave. Shkaku i mospërkrahjes nga organet kompetente të Spitalit Klinik – Tetovë, kolegëve dhe sindikatave vendosëm që ta ndërpresim dhe të tërhiqemi në heshtje nga kjo protestë.  Mirëpo kjo nuk do të thotë se dorëzohemi dhe nuk kërkojmë të drejtën tonë për punësim. Do të presim përgjigje zyrtare nga drejtoria, Ministria e Shëndetësisë dhe Financave.”

“Kisha një apel deri te kolegët tanë me vendime që në përkrahin, nëse mendojnë se ne kemi të drejtë, por nëse mendojnë se nuk kemi të drejtë, mos të na përkrahin. Për motrën kryesore faleminderit për fjalët e saja, po e kemi formuar dhe tash mendojmë shkojmë ta dorëzojmë të drejtori.”

Drejtori i spitalit Agim Berisha nuk pranoi t’i takojë infermieret.  

“Kërkesën ta dërgoni në arkiv, nesër do e përcjellim tek drejtori nëse ka mundësi.

-Nuk është aty a i zënët është?

I zënët është, niseni në arkiv ne do shohim kërkesën.

140 infermieret në spitalin e Tetovës janë pa vendime pune dhe me rroga prej 18 mijë deri në 24 mijë denarë.