Dy vjet e gjashtë muaj burg për të dyshuarin për pedofili nga Tearca e Tetovës

TË FUNDIT


Me dy vjet e gashtë muaj burg është dënuar M.A. nga Tearca e Tetovës në bazë të nenit 193 a, shkruan TV21. Vendimi gjyqësor është marr nga ana e gjykatës së Tetovës me 5 shtator, ndërsa 28-vjeçari M.A i është vazhduar paraburgimi deri sa vendimi të bëhët i plotfuqishëm.

Në lidhje me: Pedofili nga Tetova ngacmon dhe shantazhon 12-vjeçaren nga Kosova

Rastin për ngacmimin e një 12-vjeçare nga Kosova u publikua në TV21, ku 28-vjeçari duke shantazhuar të miturën ka dashur që e njëjta t’i dërgojë fotografi edhe video lakuriq.

I akuzuari e ka pranuar fajin para gjykatës së Tetovës, ndërsa më parë i njëjti nuk ka qenë i akuzuar për asnjë vepër penale.


Rastin e publikoi TV21 me 8 gusht, ndërsa me 10 gusht M.A u arrestua nga policia e Tetovës, kurse një ditë më pas, Gjykata e Tetovës caktoi edhe paraburgim ndaj M.A.

Raportimet në lidhje me rastin: Pas kronikës së TV21, policia arreston të dyshuarin për pedofili nga Tetova

“Është arrestuar 27-vjeçari nga Tearca”, MPB me detaje rreth kapjes së të dyshuarit për pedofili në Tetovë

8 ditë paraburgim për të dyshuarin për pedofili/ Pas kronikës së TV21 për të miturën që shantazhohej përmes telefonit