8 ditë paraburgim për të dyshuarin për pedofili/ Pas kronikës së TV21 për të miturën që shantazhohej përmes telefonit

TË FUNDIT

Gjykata e Tetovës i ka caktuar masë paraburgimi 8 ditor personit të dyshuar për pedofili, M.A 27-vjeç nga Tearca e Tetovës. Dyshohet për kryerjen e veprës penale joshje të fëmijës që nuk i ka mbushur 14 vjet  dhe tërheqja për marrëdhënie seksuale. 27-vjeçari dje u arrestua nga policia, pas kronikës që TV21 e transmetoi ditën e hënë, ku një nënë nga Kosova rrëfeu për ngacmimet që i ishin bërë vajzës së saj 12-vjeçare, përmes rrjeteve sociale, duke i kërkuar foto nudo, ose në të kundërtën e ka kërcënuar se do të publikojë në rrjete sociale foto dhe video me pamje të saj dhe me mbishkrime të turpshme, gjë për të cilën dyshohet se edhe e ka bërë.

“Dje rreth orës 17 pjesëtarë të  policisë nga Sektori për Punë Të Brendshme në Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A 27 vjeç nga Tearca e Tetovës për shkak se si njëjti dyshohet se ka kryer vepër penale joshje e fëmijës që nuk i ka mbushur 14 vjeç dhe tërheqje për marrëdhënie  seksuale. I njëjti është mbajtur në stacionin policor Tetovë, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij në gjykatën e Tetovës do të përgatitet parashtesë përkatëse.”- deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhnës i SPB Tetovë.