“Është arrestuar 27-vjeçari nga Tearca”, MPB me detaje rreth kapjes së të dyshuarit për pedofili në Tetovë

TË FUNDIT

Pas kronikës së TV21, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar të dyshuarin për pedofili nga qyteti i Tetovës, përcjell TV21. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë gjatë ditës së sotshme ka njoftuar se bëhet fjalë për një 27-vjeçar nga Teraca e Tetovës.

“Pjesëtarët e SPB Tetovë, dje (10-gusht) rreth orës 17.00, në Tearcë të Tetovës, kanë privuar nga liria 27-vjeçarin M.A. nga ky fshat, për shkak të dyshimit se ka kryer e veprës penale “joshja e një fëmije nën moshën 14-vjeç, për akte të seksuale dhe tjera”. Bëhet fjalë për një të mitur nga Kosova fqinje dhe sipas raportit vepra është kryer përmes rrjeteve sociale. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës ndaj personit M.A. do të vijojë një parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë/tv21.tv

error: Content is protected !!