Gjatë ditës së djeshme janë gjetur të persona të vdekur në shtëpitë e tyre. Njëri në Shkup, ndërkaq tjetri në Shën Nikollë.
Dje, në ora 17;20 është denoncuar se në rrugën “Pero Nakov”, në një shtëpi të braktisur është gjetur i vdekur R.U. (19) nga Shkupi, pa shenja të dhunës. Është realizuar ekspertizë, ndërkaq trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Po ashtu dje, në ora 12:50 nga Stacioni policor Shën Nikollë në rrugën “Vanço Angellov” në Shën Nikollë, në shtëpi në të cilën askush nuk banon, është gjetur i vdekur N.G. (57) nga Shën Nikolla. Edhe këtu është kryer ekspertizë, ndërkaq trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
