Pas një pjese të pare jo fort të mirë, por edhe për shkak të kundërshtarit, Barcelona ka ndezur motorët në 45′ e dyta ndaj Real Sociedad. Ndeshja nisi direkt me gol në fakt dhe u desh thjesht 1 minutë që Robert Lewandowski te shënonte golin e tij të pare me fanelën katalanase.
Një nuhatje e vërtete brenda zone për polakun qe nuk ka falur aspak dhe e ka dërguar ne rrjete. Përgjigja e Sociedad ka qenë e menjëhershme duke qenë se pas 4 minutash ishte Isak ai që përfitoi edhe nga një devijim i Garcia duke dërguar topin në rrjetë për barazimin 1-1.
Ne pjesën e dyte, Ansu Fati ngjitet në katedër dhe me një thembër “no look”, pra pa pare fare Dembele qe vinte pas krahëve të tij dhe ku ishte fix, i jep topin francezit në mënyre perfekte dhe ai nuk fal para porte.
Serish Fati është protagonisti këtë here me një tjetër asist për Lewandowski pas një aksioni të tejzgjatur brenda zonës se rreptesisë se Sociedad. Barcelona kështu dhuron show dhe nis te shihet…
