Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, e dënoi këtë mëngjes incidentin me dron rus në qytetin kufitar rumun Galați dhe paralajmëroi sanksione të reja ndaj Rusisë.
“Lufta agresive e Rusisë ka kaluar edhe një kufi tjetër. Një sulm rus me dron goditi një zonë të dendur të banuar në Rumani, ku u plagosën civilë. Në territorin e BE-së. Ne jemi plotësisht solidarë me Rumaninë dhe popullin e saj. Derisa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe parandalimin tonë, veçanërisht në kufirin tonë lindor, do të vazhdojmë ta rrisim presionin ndaj Rusisë. Po përgatisim paketën e 21-të të sanksioneve”, shkroi shefja e EK-së në X.
