DREJTËSIA SELEKTIVE NË FOKUSIN E EMISIONIT CLICK PLUS, A FUNKSIONON SHTETI I SË DREJTËS NË MAQEDONINË E VERIUT?

TË FUNDIT

Drejtësia selektive ditëve të fundit është në fokusin e opinionit. Rasti i fundit në BFI dhe rasti “Sazdo” në të cilin u dënuan dy të rinj me nga 19 vjet burg, ishin temat për të cilat u debatu edhe në emisionin Click Plus. Orhan Murtezani nga Alternativa tha se drejtësia selektive më Maqedoninë e Veriut përveç që dëmton shtetin dhe shoqërinë, cenon edhe bashkëjetesën mes etniteteve.

“Sa i përket rastit Sazdovski shprehi keqardhje sepse kemi të bëjmë me një rast tragjik kemi një jetë të humbur, mirëpo  një rast i cili ka mund ketë qenë vdekje si pasoje aksidentale, të rikualifikohet si vrasje mendoj që le hapësirë për opinionin të krijohet bindje se pushteti gjyqësorë edhe më tej vendimet i merr  në bazë të përkatësisë etnike të palave, ndërsa nëse e krahasojmë me rastin e Almirit, një vrasje me paramendim gjatë procesit rikuallifikohet si aksident në komunikacion”, tha Orhan Murtezani nga Aleternativa.

Flakron Bexheti nga Aleanca për shqiptarët tha se drejtësia dhe mos funksionimi i shtetit i së drejtës është njolla më e zezë e kësaj qeverie.

“Kemi te bëjmë me një drejtësi selektive, po këtë e themi ne sepse nuk i ngjan ta thotë Artan Grubi ta thotë në foltoren e parlamentit se drejtësia na qenka selektive duke qenë drejtpërdrejtë pjesë e pushtetit si BDI e cila ka pasur ndikim në përzgjedhjen e gjykatësve partiak që ka ndikim në këshillin gjyqësor në këshillin prokurorial dhe është një demagogji e llojit të vet si pjesë e pushtetit të akuzosh dhe të sillesh si opozitë”, theksoi Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

Për rastin e fundit që ndodhi në BFI,  Binas Pajaziti nga Lëvizja Besa tha se shteti nuk mund të përzihet në këtë institucion, pasi siç tha BFI vetëfinancohet.

“BFI vetëfinancohet. Do kishte qenë mirë që BFI, veçanërisht medreseja Isa Beu dhe Fakulteti i shkencave islame të bëhet pjesë e participimit të shtetit dhe të ketë një lehtësim në kuptimin e funksionimit. Pa participuar dhe pa dhanë kontribut nuk ka asnjë lloj të drejte shteti të përzihet”, potencoi Binas Pajaziti nga Lëvizja Besa.

Tahir Hani nga BDI, tha se partia e tij nuk është e implikuar në ngjarjet e fundit në BFI dhe se autonomia e këtij institucioni duhet të mbrohet.

“Qëndrimi i BDI-së është në drejtim të asaj që të mbrohet autonomia e BFI-së. Nuk Kemi implikime fare në proceset të cilat zhvillohen atje. Ne vetëm jemi të përcaktuat në drejtimin e asaj që BFI të funksionojë konform rregullave të tyre që ata i kanë përcaktuar vet”, deklaroi Tahir Hani nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në debat gjithashtu u tha se politika duhet të qëndron sa ma larg BFI-së, por se edhe krerët e BFI-së duhet të qëndrojnë larg partive politike.

Përgatiti:Artan Nuhiu