Në malin olimpik Jahorina në Bosnje dhe Hercegovinë, gjatë ditës së djeshme ndodhi një dramë e vërtetë! Një fëmijë mbeti duke varur në teleferik, dhe më pas ra në tokë. Siç shihet në pamje, gjithçka zgjati vetëm disa çaste. Nga Qendra Olimpike “Jahorina” është njoftuar se fëmija ndodhej në shoqërim të nënës dhe një fëmije tjetër, përcjell TV21. Sipas të dhënave nga Qendra, teleferiku gondola u ndal menjëherë sapo u vu re problemi, ndërsa shërbimi i shpëtimit reagoi shpejt dhe ofroi ndihmë në vendngjarje. Fëmija u mor në kujdes, pas çka u organizua transporti mjekësor.
“Sipas informacionit të disponueshëm aktualisht, fëmija ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe është nën mbikëqyrjen e mjekëve në institucionin shëndetësor. Qendra Olimpike ‘Jahorina’ është në kontakt të vazhdueshëm me stafin mjekësor dhe familjen e fëmijës. Sipas deklaratave të mjekëve, pritet që fëmija të lirohet për në shtëpi, pas së çka do të dërgohet për trajtim të mëtejshëm. Siguria e vizitorëve është prioriteti ynë absolut. Të gjithë protokollet e sigurisë të parashikuara për teleferikun po zbatohet, dhe të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje do të shqyrtohen më tej në bashkëpunim me shërbimet kompetente”, thuhet në njoftim.
