Dorëzohet kallëzim penal, paraburgim për dy persona, 7 të ndaluar për tentimin për djegien e Sinagogës në Shkup

TË FUNDIT

Shtatë persona janë ndaluar për tentimin për djegien e një objekti fetar të Bashkësisë Hebraike në Shkup, që ndodhi më 12 prill. Siç informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë kryer kontrolle në 13 lokacione në Shkup, me ç’rast janë ndaluar shtatë persona dhe janë sekuestruar sende dhe pajisje elektronike të lidhura me veprën penale. Për dy prej tyre është paraqitur kallëzim penal për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale terrorizëm.

“Me urdhër të prokurorit publik, personat janë ndaluar për procedurë të mëtejshme, pas çka nga Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit pranë Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe serioz është paraqitur kallëzim penal kundër A.L (21) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për veprën penale “terrorizëm” sipas nenit 394-b dhe kundër A.R. (38) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për veprën penale “terrorizëm” sipas nenit 394-b të Kodit Penal në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal, ndërsa nga gjyqtari i procedurës paraprake u është caktuar masa e paraburgimit”, deklaroi Goce Andreev – zëdhënës i MPB-së.