Kjo është atmosfera në Banjën e Tetovës, sot në Ditën e Punëtorëve – 1 Maj.
Qytetarët e Tetovës po e shfrytëzojnë këtë ditë për ta kaluar me familjet e tyre në natyrë, ndërsa në Banjë mund të gjejnë freskinë e lumit Shkumbin, por edhe ujin mineral.
Në rrugë takuam qytetarë të cilët thonë se këtë vend e vizitojnë shpesh. Theksojnë se uji mineral termal është shumë i papastër dhe kjo ndodh si pasojë e vetëdijes së ulët të qytetarëve.
“Po mjaft pastër është, atje poshtë ai uji… Duam të hyjmë ndonjëherë se kemi dhimbje, po s’e kanë ndrequr”.
“Bërllogu, ujërat si të thuash… këto janë, këto janë. Ka shumë mbeturina, po, ka shumë mbeturina sa të duash. S’kemi ne as kulturë, asgjë. Pa kulturë jemi. Larg jemi nga kultura, si qytetet tjera”.
Farkëtari Ismailaki Demiri, i cili punon koftorë, saçe e skara, thotë se pikërisht sot e ka ditën kur shpreson të shesë më shumë. Ankohet se puna e dorës paguhet shumë pak, kjo për shkak të shtrenjtimit të materialeve.
“Pak më dobët, nuk është pak por shumë më dobët. S’kanë mileti , s’ka… Vijnë, pyesin, të marrin, po ma… përsëri bereqet (mirë) që është ma ashtu.
-Pse?
Çmimi i skarave varet nga materiali, nuk është aq shtrenjtë, se materiali është më shtrenjtë se puna. Ama përsëri mirë që është kështu.
-Sa kushton një skarë, prej sa fillon e deri ku shkon çmimi?
-Po, prej 1000 denarë deri në 1500 denarë ajo më e madhja, se ka edhe me këmbë, edhe pa këmbë. Disa i marrin me këmbë, disa kështu më lirë janë ato që s’kanë këmbë, më lirë. Këtu po marrim prej këtyre që mbeten për speca, ama ne i montojmë edhe si skarë mund ta përdorësh, edhe për pjekje specash. Po, ka ikur materiali, shumë ka ikur materiali. Ama, që ne i kemi marrë. 10 tabela, tash 2 do marrim po mos mbesim pa punë mos mbesim”, u shpreh Ismailaki Demiri – farkëtar.
Edhe pse 1 Maji historikisht lidhet me protesta dhe kërkesa për të drejtat e punëtorëve, sot për shumë njerëz është kthyer më shumë në ditë feste sesa rezistence. Kjo ndodh sepse me kalimin e kohës, në shumë vende një pjesë e të drejtave bazë janë institucionalizuar, ndërsa në festë u kthye sidomos në periudhën e socializmit, duke u shfrytëzuar për relaks, dalje në natyrë dhe kohë me familjen.
