Mickoski për agjendën reformuese: “Nuk do t’i plotësojmë 2 hapa nga gjithsej 10”

TË FUNDIT

Dy hapa nga agjenda reformuese nuk do të përmbushen, ndërsa gjithçka tjetër do të përfundohet deri në qershor, kur përfundon periudha grejs e dhënë nga Komisioni Evropian për Agjendën Reformuese dhe tërheqjen e mjeteve. Këtë e tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për bllokimin e agjendës reformuese. Siç u shpreh, jo vetëm që nuk ka ngecje të reformave, por ka progres, dhe Maqedonia nga vendi i fundit tani është krah për krah me liderët e reformave në rajon.

“Dje në qeveri patëm një takim të gjatë me ministrat përkatës, të cilët deri në fund të qershorit duhet t’i dorëzojnë hapat tashmë të nisur. Mund të them se të gjitha ato 10 që janë të mbetura, me përjashtim të dy, nuk do të dorëzohen. I pari është ai pjesë ku kërkohet nga shteti të mos sigurojë 100 për qind energji elektrike për amvisëritë dhe të gjithë ata përdorues të energjisë elektrike nga furnizuesi. Dhe hapi i dytë është Kodi Zgjedhor, e dini se ai miratohet me konsensus, LSDM e ka braktisur punën e grupit që punon për Kodin Zgjedhor dhe përderisa është ajo vendimmarrje, ne Kodin Zgjedhor nuk mund ta miratojmë”, deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.