Do të “shkunden” gjykatësit dhe prokurorët, 5% të aktvendimeve do të rishqyrtohen sipas zgjedhjes së rastësishme

TË FUNDIT

Komisioni antikorrupsion dhe këshilli gjyqësor do t’i “shkundin” gjykatësit dhe prokurorët në lidhje me gjendjen e tyre të pronës por edhe për vjetërsimin e lëndëve.

 “Paralelisht me këtë proces, në fillim të vitit të ardhshëm, më së voni deri në pranverë pritet të fillojë i ashtuquajturi BE Monitoring i rasteve gjyqësore me profil të lartë”, tha Bojan Mariçiq – Ministër i Drejtësisë.

Ky monitoring do të përfshinte rreth 50 lëndë në vit dhe në të do të marrin pjesë ekspertë të huaj dhe nga vendi, të angazhuar nga BE-ja dhe OSBE-ja si zbatues të këtij procesi.

 “Nëse koncepti bëhet sipas zgjedhjes së rastësishme atëherë besoj se do të gjendet model po ashtu sipas zgjedhjes së rastësishme, këshilli gjyqësor dhe këshilli i prokurorëve publikë të ndajnë raste që do të shqyrtohen për shkak të verifikimit nëse është vepruar brenda afatit të duhur sipas të gjitha standardeve, por gjithashtu raste që janë jashtë praktikës ose një kohë të gjatë janë mbajtur duke mos vepruar për ta, dhe në fund kanë vjetërsuar ose janë afër vjetërsimit”, u shpreh Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Me ndryshimet ligjore që i paralajmëron ministri, Prokuroria publike detyrimisht do të duhet ta njoftojë opinionin publik për lëndët për të cilat ka interes.

LSDM edhe në programin para katër viteve, me titullin “Plani për jetë në Maqedoni” premtonte veting në gjyqësor, drejtësi për të gjithë dhe aktvendime nga gjykatësit e jo nga shtabet partiake. Në programin e atëhershëm, u premtua edhe vazhdimi i afatit për PPS, por kjo nuk ndodhi dhe e njëjta u shua.