Mbrojtësi i Liverpoolit, Glen Johnson thotë se ai nuk pret që të jetë pjesë e Të Kuqëve në sezonin e ardhshëm, pasi që ai është muajt e fundit të kontratës. Johnson ka startuar në 3 ndeshjet e fundit të Liverpoolit, mirëpo ka qenë në bankën rezervë në 15 ndeshjet e fundit, ndërsa klubi nuk pritet që t’ia rinovojë kontratën mbrojtësit anglez. ”Sigurisht se unë do të largohem në fund të sezonit, pasi që kontrata ime mbaron atëherë. Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë, mirëpo do të shohim”. ”Jam sjellur profesionist gjatë gjithë sezonit duke pasur dëshirë të luajë, ashtu siq dua edhe tani. Kemi edhe katër ndeshje deri në fund dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Johnson për The Liverpool Echo.
