Dita ekstreme e koronës në Austri! 9,500 raste të reja dhe 53 vdekje

TË FUNDIT

Situata me koronavirus në Austri po shkon drejt ekstremit. Pas mbi 9 mijë e 200 rasteve të reja dje, numri i infeksioneve të reja tani është rritur në mbi 9 mijë e 500 raste. Në total, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar saktësisht 9 mijë e 586 raste të reja me Covid-19. Ndërsa, 53 persona humbën jetën si rezultat i infeksionit Covid 19 brenda vetëm një dite, transmeton rtv21.tv. Shumica e rasteve ishin në Vjenë. Numri i vdekjeve u rrit në 53, ndërsa totali deri më tani ka shkuar në 1 mijë e 661. Qeveria tashmë ka vendosur për një bllokim tjetër të plotë, të cilin do ta shpallin të shtunën./21Media