Dita e Fëmijëve, në Tetovë kërkohen më tepër hapësira për fëmijë

TË FUNDIT

Sheshi “Iliria” në Tetovë sot gumëzhinte nga zërat e fëmijëve.

Me aktivitete dhe lojëra të ndryshme, u shënua 1 qershori, dita e fëmijëve, ndërsa këtu mund të shiheshin edhe programe dhe punëtori të shumta, si këndi i artit, këndi i dijes, ai muzikor dhe kreativ.

-Kemi dashur të luajmë të vizatojmë fytyrën, duam që të ketë më shumë lego, për të ngjyros fytyrën edhe më shumë për të luajtur.

-Duam më shumë njerëz, më shumë fëmijë, po jemi kënaqur kemi kaluar mirë, do të donim më shumë fëmijë, lojëra dhe çdo gjë.

Për këtë organizim u kujdes shoqata “Më mirë për Tetovën”, nga ku Elmedina Abdullai, thkesoi mungesën e ngjarjeve që do t’i afronin më shumë fëmijët mes vete dhe do t’i mbanin më larg teknologjisë.

“Kemi një mungesë të madhe për këso aktivitete edhe e dini jetojmë në kohën e teknologjisë dhe këto fëmijë duhet t’i mbajmë larg këtu mjeteve teknologjike, prandaj ne vendosëm që të dërgojmë një mesazh që ka më tepër nevojë ky qytet si për parqe për fëmijë, si për kënde për fëmijë dhe për aktivitete për fëmijë që gjatë fundjavës që mund të dalin në ajër të pastër edhe të shoqërohen mes veti”, tha Elemedina Abdullai, aktiviste.

1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Kjo rastisi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre!