Dita e dytë e tërmetit në Turqi, shpëton nga rrënojat foshnja 6 muajshe! Studenti tregon se si shpëtoi përmes rrjeteve sociale

TË FUNDIT

Vetëm 6 muajshe, por duroi 29 orë nën rrënojat e tërmetit në Turqi. Foshnja Ajshe Vera dhe nëna e saj Hylja Jëllmaz janë vetëm 2 nga rreth 8000 mijë njerëz të shpëtuar nga nën rrënojat.

 “Gjendja e nënës është mirë… Zëri i dajës nuk më duket mirë. Ju lutem kush do që e sheh këtë le të vijë të na ndihmojë. Ju lutem na ndihmoni.”

Fat në fatkeqësi. Fal këtij video-incizimi, studenti Boran Kubat shpëtoi nga rrënojat e tërmetit. Videon e bërë e postoi në rrjete sociale e kështu ndihma i erdhi menjëherë nga kryetari i fshatit dhe shokët e tij.  Kubat 5 orë e gjysmë ka mbetur i ngujuar nën rrënoja me nënën, gjyshen dhe dy dajallarët e tij.

 “Përnjëherë u shkundëm. E ula kokën dhe pash se nëna imë më ra para meje dhe gjithçka tjetër u bë errët dhe zi. Pash se telefoni më ra afër meje. E mora telefonin dhe kërkova shokët e mi”, tha Boran Kubat, student i Turqisë.

Edhe Ahmeti është njëri nga qytetarët e Turqisë të cilin ekipet për shpëtim po mundohen ta nxjerrin nga gërmadhat. Ekipet po mundohen ta nxjerrin pa i dëmtuar këmbët e mbetura nën rrënoja”

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan sot shpalli gjendje të jashtëzakonshme 3-mujore në 10 provinca më të goditura nga tërmetet masive. Erdoan njoftoi se numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme është rritur në 3.549.

 “Për fat të keq numri i viktimave dhe të lënduarve po rritet. Momentalisht kemi 3549 viktima dhe 22.168 të lënduar. Ngushëllimi i më i madh është se deri tani kemi 8000 të shpëtuar nga rrënojat të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Rexhep Taip Erdoan, president i Turqisë.

Erdoan shtoi se rreth 54.000 tenda dhe 102.000 shtretër janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa në terren janë 53,317 oficerë që po kërkojnë njerëzit që kanë ngelur nën gërmadha. Sipas ministrit për Urbanizëm të Turqisë Murat Kurum, dy tërmetet e djeshme kanë prekur drejtpërdrejt 13.5 milionë banorë të Turqisë.