Diplomati i Arabisë Saudite rrëzohet për tokë dhe ndërron jetë gjatë fjalimit të tij në Kajro |VIDEO

TË FUNDIT

Një diplomat nga Arabia Saudite vdiq papritur teksa po fliste në konferencën arabo-afrikane në Egjipt .

Sipas mediave ndërkombëtare bëhet fjalë për diplomatin dhe biznesmenin saudit Mohammad Fahad al-Qahtani .

Burri fatkeq u rrëzua gjatë një fjalimi që po mbante ku shprehte mbështetjen për arritjet e presidentit egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi” të hënën, më 8 gusht.

Al -Qahtani , Kryetar i Bordit të Kompanisë Al-Salam Holding, e përshkroi Abdel Fattah Al-Sisi si një njeri të paqes. Dyshohet se ai humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.