Bashkimi Evropian deri më tani u tregua si partner i vërtetë dhe mbështetës i Ballkanit Perëndimor gjatë përballjes me pandeminë, duke krijuar ndjesinë e unitetit dhe përkatësisë sikur të jemi gati pjesë e BE-së, që shpresojmë do të jetë në të ardhmen gjatë sjelljes së vendimeve nga ana e Unionit.
Këtë sot e theksoi shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov, i cili bashkë me homologët e tij nga vendet e rajonit, mori pjesë në video konferencën e iniciuar nga eurokomisari për Zgjerim, Oliver Varheji.
Dimitrovi, siç bëri të ditur MPJ, në fjalimin e tij foli për gjendjen aktuale dhe masat në vend në kontekst të pandemisë, si dhe në kontekst të përgatitjeve me qëllim të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme demokratike, korrekte dhe të lira, me mbrojtje maksimale të shëndetit të qytetarëve.
“Falënderim i madh edhe për mbështetjen e shfaqur nga ana e Komisionit Evropian për sigurimin e rezervave, si dhe përfshirjen për furnizim me ilaçin “remdesivir” i rekomanduar nga Agjencia Evropiane për Ilaçe, që ishte kërkuar në konsultim me ministrin e Shëndetësisë”, tha Dimitrovi.

Theks i veçantë në biseda ishte vendosur në masat të cilat vendet e rajonit i ndërmarrin në funksion të kontrollimit të pandemisë me virusin korona, si dhe koordinimin e mëtutjeshëm gjatë lehtësimit të tyre dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes, si në rajon, ashtu edhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Njëkohësisht u fol edhe për aktivitetet e KE-së në kontekst të hapave të ardhshëm për mbështetjen nga BE-ja gjatë përballjes me pasojat socio-ekonomike nga pandemia, ndërsa ishin shkëmbyer mendime edhe për proceset eurointegruese.
Nga ana e eurokomisarit Varheji ishte shfaqur gatishmëri për mbështetje të rajonit për kontroll të virusit, koordinim gjatë hapeve të ardhshëm për rimëkëmbjen dhe lidhjen e sërishme të rajonit me BE-në në kontekst të lirisë së lëvizjes, ku kriteri kryesor i cili është rekomanduar gjatë sjelljes së vendimeve është në bazë të pasqyrës objektive epidemiologjike./MIA
