Mickoski: Eksportet po rriten më shpejt se importet, deficiti tregtar po ulet!

TË FUNDIT

Eksportet po rriten më shpejt se importet, ndërsa deficiti tregtar po ulet. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu referuar të dhënave për shtatë muajt e parë të vitit, përcjell TV21. Sipas tij, rezultatet e korrikut kanë qenë mbi pritshmëritë, ndërsa rritja e importeve lidhet kryesisht me çmimet e larta të naftës. Mickoski vlerëson se stabilizimi i tyre do ta ulte edhe më tej deficitin tregtar.

“Për herë të parë, ndoshta pas një kohe të gjatë, eksporti ynë është më i madh se importi. Kjo do të thotë se eksportet po rriten më shpejt se importet dhe, në këtë mënyrë, deficiti tregtar po ulet. Në shtatë muajt e parë të vitit, kjo është veçanërisht e theksuar në korrik, i cili në fakt është muaji i parë i tremujorit të tretë, sepse tremujori i dytë tashmë ka përfunduar. Tani jemi të përqendruar në tremujorin e tretë, i cili përfundon këtë shtator. Të dhënat e para për muajin e parë të tremujorit të tretë, që është korriku, janë vërtet mbi pritshmëritë tona, veçanërisht sa i përket eksporteve, të cilat, e përsëris, po rriten më shpejt se importet. Ndërsa importet po rriten për shkak të çmimeve të larta të naftës dhe produkteve të saj. Nëse ajo pjesë e tregut do të stabilizohej, atëherë ajo diferencë do të ishte edhe më e madhe dhe mbulimi do të ishte edhe më i madh. Kjo do të thotë se deficiti tregtar do të ishte edhe më i vogël, gjë që për mua është me të vërtetë një tregues tjetër se më në fund mund të flasim për një situatë të konsoliduar. Duke marrë parasysh se ku ishim 25-26 muaj më parë”, tha Mickoski.