Inxhinierët e rinj kërkojnë kushte më të mira pune, Siljanovska-davkova: T’u japim hapësirë inxhinierëve të rinj të krijojnë në vend

TË FUNDIT

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova zhvilloi në vilën “Biljana” në Ohër një takim me fituesit e mirënjohjes “Unaza e Inxhinierisë”, përcjell TV21. Laureatët kërkuan kushte më të mira për punë dhe zhvillim profesional, me qëllim që kuadrot e reja të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut. Në takim u diskutua edhe për përmirësimin e legjislacionit në arsimin e lartë dhe shmangien e boshllëkut ndërmjet gjeneratave në universitete.

Vëmendje iu kushtua arkitekturës publike, qendrave të të dhënave, energjisë fotovoltaike dhe largimit të kuadrove të kualifikuara. U diskutua edhe për agronominë digjitale dhe përdorimin e teknologjive moderne për rritjen e rendimenteve në bujqësi. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për zbatimin e standardeve evropiane, përfshirë Eurokodet, në rregullativën dhe praktikën vendore. Siljanovska-Davkova propozoi krijimin e një baze të të dhënave të fituesve të “Unazës së Inxhinierisë”, për t’i përfshirë ata në projekte zhvillimore. “Nëse duam një shtet të zhvilluar, duhet t’u japim hapësirë inxhinierëve të rinj të krijojnë këtu”, tha presidentja