Dimitriveski në Click Plus: BE-ja nuk na e mohon gjuhën, por na mohon anëtarësimin

TË FUNDIT

 “BE-ja nuk na e mohon gjuhën tonë, por na mohon anëtarësimin” – kështu tha mbrëmë Maksim Dimitriveski në emisionin Click Plus të TV21. Ai shtoi se me propozimin francez po rrezikohet edhe gjuha edhe identiteti maqedonas. Mendon se edhe Marrëveshja me Greqinë nuk u respektua nga të dyja anët,  ndërsa është i sigurt se e njëjta do të ndodhë edhe me Bullgarinë.

 “Në përputhje me propozimin francez, sipas qëndrimeve që janë theksuar aty, në fakt është i rrezikuar edhe identiteti edhe gjuha maqedonase. Shihe Borjan nuk duhet librat tua japim që të na i lexojnë dhe vërtetojnë që të mundet fëmijët të mësojnë”, tha Maksim Dimitrievski-kryetar i komunës së Kumanovës.

Dimitrievski thotë se nëse do të kishte referendum do të dilte i pari  të votoj për anulimin e marrëveshjes.

 “Në këtë situatë nuk i përkrahni ndryshimet kushtetuese? Kur të jem në situatë që të vendos për kushtetutën do të vendos në mënyrë racionale. Sa i takon këtij procesi tani? Ende nuk ka proces!

Ka bisedime? Në një lëmsh të tillë në skenën politike ku ka të lajmëruar referendum nga njëra anë, po do të shkohet nuk do të shkohet! A e përkrahni referendumin? Nëse ka referendum dal i pari dhe votoj!Kundër? Absolutisht“, pohoi Maksim Dimitrievski-kryetar i komunës së Kumanovës.

Dimitrievski mendon se në kohën kur u nënshkrua marrëveshja me Greqinë duhej që në të të futej edhe Bullgaria dhe të dyja çështjet të zgjidheshin në një pako të përbashkët.