Në një shtëpi në rrugën “Vasa Koshulçeva” nr. 2 në Veles mëngjesin e sotëm në ora 05:10, zjarrfikësit e Njësitit Territorial të Zjarrfikjes kanë gjetur një burrë të djegur. Njësia e zjarrfiksëve ka marrë një telefonatë për shtëpinë e djegur në orën 5:10 të mëngjesit të sotëm. Një dhomë e shtëpisë ka marrë flakë, ku është gjetur i djeguri një person.
Vdekjen e personit e ka konfirmuar ambulanca, e cila ka bërë të ditur se me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë gjetur një person të djegur.
Siç bën të ditur Sllavica Panova nga Shërbimi i emergjencës e cila u thirr në vendin e ngjarjes në orën 5:20 të mëngjesit, për të konstatuar se personi kishte vdekur.
Panova shtoi se ende nuk dihet identiteti i personit.
