Dibra dhe Qendra Zhupë, presin vendimin vijues të Qeverisë për atë se si do të jetë trajtimi i mëtutjeshëm për të dyja komunat

TË FUNDIT

Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, i cili udhëheq edhe me Shtabin e krizës, në konferencën e sotme të rregullt për media informoi se deri më tash ende nuk ka vendim nga Qeveria për statusin e mëtutjeshëm për këtë komunë dhe për komunën Qendra Zhupë, ku ishte shpallur gjendje krize për shkak të virusit korona.

“Periudha e gjendjes së krizës, që ishte shpallur në komunën tonë dhe në Komunën Qendra Zhupë më 13 mars për shkak të virusit korona kaloi dje. Tani presim vendim vijues të Qeverisë për atë se si do të jetë trajtimi i mëtutjeshëm në të dyja komunat. Deri në këtë moment nuk kemi vendim ose çfarëdo lloj njoftimi”, tha Duka.

Kur ishte shpallur gjendje krize, prej 13 të infektuarve të rinj aq sa kishte në shtet madje 11 ishin nga këto komuna, nëntë nga Dibra dhe dy nga fshati Ballancë, komuna Qendra Zhupë.

Duka informoi se edhe gjatë 24 orëve të kaluara nuk ka raste të konfirmuara me virus korona dhe shtoi se në izolim shtëpiak janë 128 persona.