Departamenti i Shtetit: Qeveria vazhdon me masat për përmirësimin e klimës së investimeve në vend

TË FUNDIT

Qeveria e re e konfirmuar nga Parlamenti në gusht të vitit 2020 ka ndërmarrë masa për përmirësimin e klimës investuese në Maqedoninë e Veriut.

Ministrat pa portofol që më parë e kanë ndarë përgjegjësinë për tërheqjen e investimeve të huaja janë shkarkuar dhe tani kjo është e koordinuar nga Zyra e zëvendësministrit të Ekonomisë, ashtuqë procesi është më i thjeshtë. Në përpjekjet të përballet me korrupsionin, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka filluar hetime të mëdha kundër korrupsionit, përfshirë edhe hetime lidhur me persona të lartë zyrtar.

Kjo theksohet në raportin e klimës së investimeve në Maqedoninë e Veriut për vitin 2020 të publikuar sot nga Departamenti i Shtetit.

Prej atje theksojnë disa sfera perspektive që investitorët duhet t’i hulumtojnë në vitin 2021.

“Ambasada në vitin 2020 ka detektuar se teknologjitë informative- komunikuese është sferë në zhvillim për investime amerikane pasi Qeveria më parë është fokusuar në sigurimin e klimës më të mirë për zhvillim teknologjik. Gjendja gjeografike është përparësi nëse kompanitë rishikojnë mundësi për hapje të të prodhimit (near-shoring), me çka prodhimet e tyre janë të kapshme për konsum më pranë Evropës. Kjo është me rëndësi veçmas pas prodhimit të zvogëluar në botë në vitin 2020 për shkak pandemisë”, thuhet në raport.

Theksohet se pandemia e Kovid-19 ka kryer goditje të fortë mbi ekonominë e vendit dhe aftësinë e saj të pranojë investime të huaja.

“Edhe pse përpjekjet e Qeverisë ta ridesintojë prodhimin për mallra më të nevojshme dhe të kontrollojë çmimet nga fillimi i pandemisë përfunduan, kufizimet e lëvizjes së njerëzve dhe rritjes së konsiderueshme të papunësisë e kufizuan konsumin dhe zvogëluan shërbimet për hapje të biznesit”, theksohet në kumtesë.

Virusi me siguri si edhe tani është i panjohur, mund të ketë ndikim afatgjatë të ekonomisë gjatë vitit 2021 dhe më pastaj, theksohet në raport.

Departamenti i shtetit thekson se Maqedonia e Veriut e cila është aspirantë për hyrje në BE dhe vendi u bë anëtare e NATO-s në vitin 2020, vazhdon të jetë pranuese e investimeve komerciale nga SHBA.

Theksohet madje se nuk ka ligje diskriminuese ndaj investitorëve të huaj.

“Në vitin 2018 Qeveria miratoi ‘Plan për zhvillim ekonomik’ i cili siguron nisma të mjaftueshme për kompani të huaja që punojnë në 15 zona të lira ekonomike të njohura edhe si Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI)”, theksohet në raport.

Theksohet mes tjerash se Raporti ekonomik i Bankës Botërore për vitin 2020 e ka ranguar Maqedoninë e Veriut në vendin e 17-të në botë për bërje të biznesit me rënie prej shtatë vendesh nga viti i kaluar.

Në raport qëndron se Maqedonia e Veriut nuk ka “sistem njësportel” dhe prandaj investitorët janë të detyruar të orientohen nëpër disa institucione burokratike që të realizojnë investimet e tyre.

Megjithatë Qeveria mban kontakte me investitorë të mëdhenj të huaj përmes takimeve të shpeshta dhe anketave formale për marrjen e informacioneve kthyese. Investitorët e mëdhenj kanë qasje direkte deri te liderët qeveritar që mund ti kontaktojnë për ndihmë në zgjidhjen e problemeve. Këshilli për investime të huaja i përfaqëson investitorët e huaj dhe i këshillon se si të përmirësohet klima e biznesi.