Mbrojtësi i Liverpool-it dhe i Holandës, Virgil van Dijk, ka pranuar se mund të tërhiqet nga kombëtarja pas Kupës së Botës 2026.
– Do të mendoj për këtë vetëm pas Kupës së Botës. Më pas do të marr pak kohë për të pushuar dhe për t’u pajtuar me gjithçka që ndodhi me Liverpool-in sezonin e kaluar. Shpresoj që ta bëj këtë me trofeun në duar. Kjo do të ishte fitorja ime, por edhe e juaja. Të gjithë holandezët, të gjithë ne së bashku – tha mbrojtësi 34-vjeçar për mediat holandeze.
Van Dijk debutoi për Holandën në tetor të vitit 2015. Që atëherë, ai ka luajtur 91 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola.
Holanda do të përballet me Japoninë, Suedinë dhe Tunizinë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026.
