Dëmtimi i varrezave antike në Shkup/ Pllaka të thyera dhe neglizhencë në punë

TË FUNDIT

Kështu duket lokaliteti arkeologjik ku u gjet pllaka me mbishkrimin “dardanius”.

Në vendin me varreza antike, ka mbeturina të shumta, si shishe plastike, cigare e të tjera.

Kjo është një kafkë, e vende-vende ka edhe eshtra të shpërndara.

Pllakat e varrezave janë të dëmtuara, e disa të thyera copë-copë.

Disa janë të kthyera përmbys.

Në këtë pirg dheu ka një grumbull me epitafe.

Se ka neglizhencë në lokalitetin ku ka artefakte e pranojnë edhe vetë udhëheqësit e institucioneve kulturore.

-A ka neglizhencë në punë?
-Po ka, neglizhencë në punë.
-A ka të thyer sarkofagë?
-Po ka. Për neglizhencën përgjegjëse është Qendra për konservim e Shkupit- Arian Asllanaj, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

“Ju konstatuat që ka parregullsi në punë, që ka mbetje të dëmtuara, që ka eshtra të shpërndara dhe sarkofagë të thyer, bashkërisht jemi këtu dhe nuk mund të shohim një realitet me dy palë sy të ndryshëm. Jemi këtu për të garantuar si institucione që kjo punë sot e tutje do të ketë një kujdes në të veçantë, do të shtohet edhe numri i arkeologëve dhe i të punësuarve të cilët do të koordinohemi pak më mirë si institucione dhe të shohim si do të vijojë kjo punë deri në fund.”- pohoi Valmir Aziri, sekretar shtetëror në Ministrinë E Kulturës.

Në këtë lokalitet ka shumë artefakte të lashta, e njëra prej tyre ishte edhe pllaka me mbishkrimin dardanius, e cila tashmë është zhvendosur në lokalitetin arkeologjik “Scupi”.