Delegacioni i Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, sot pritet të marrë pjesë në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Takimin e drejton përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Në prag të takimit, kryeministri Mickoski bëri thirrje për përfshirjen e përfaqësuesve të BE-së, me qëllim përmirësimin e dialogut për dallimet me Bullgarinë.
Kryeministri Mickoski gjithashtu informoi se nga Bashkimi Evropian po vijnë sinjale pozitive, veçanërisht pas samitit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tivat, ku Gjermania dhe Franca dolën me një iniciativë për reforma në procesin e zgjerimit.
