Deklaroi se “hebrenjtë kanë oreks të pangopur për luftë dhe vrasje”, shkarkohet nga puna në Google

TË FUNDIT

Gjiganti Google ka larguar nga puna shefin për diversitet Kamau Bobb, për shkak të një postimi më 2007, në të cilin ka thënë se hebrenjtë kanë “oreks të pangopur për luftë dhe vrasje”.

Në një postim për konfliktin izraelito-palestinez, Kamau Bobb, po ashtu ka pretenduar se hebrenjtë kanë qenë të pandjeshëm ndaj vuajtjeve.

Postimi më vonë është fshirë.

Të enjten, një zëdhënës për Google ka thënë për BBC-në se Bobb “nuk do të jetë më pjesë e ekipit tonë të diversitetit”.

“Ne dënojmë shkrimet në të kaluarën nga një anëtar i ekipit tonë të diversitetit, të cilat kanë shkaktuar ofendim dhe fyerje të thellë për komunitetin tonë hebre”, ka thënë ekipi.