A duhet të vendoset ligj i cili do të rregullojë hapësirën e portaleve që dita ditës po hapen dhe prodhojnë lajme të rrejshme? Për ketë diskutuan gazetarë dhe komunikologë në emisionin Klik Plus. Debati u nxeh kur komunikologu Faton Murseli tha se ligjin për media duhet të bëjnë shkencëtarët.
“Ne flasim tash, ti e pyet Liridonën si mendon si ta bëjmë këtë ligj. A të bëjmë ligj a jo. Pse çka është kjo? Unë e kuptoj këtë mendësi prej ku vjen. Për ligjin e mediave pyetën vetëm gazetarët. Pritni këtu ka një problem. Qetësohuni. Ideja është evropiane. Ideja është e Trajko Veljanovskit. Furkan a ka mundësi. Jo nuk ka mundësi”.
Ndërsa gazetari Furkan Saliu tha edhe në qoftë se sillet ligji, portalet do të gjejnë mënyrën për të depërtuar.
“Edhe nëse sillet ligj për media do të gjejnë mënyrën për të depërtuar. Do të jenë të pakta, por jo si tani. Por si do të ndahet hapësira e internetit. Nëse hap portal në Amerikë do t’i bëj share lajmet këtu. Nëse nuk ka autorësi nuk mund të klikohet në Maqedoni bllokohet”, tha Saliu.
Arben Zeqiri me qëndrim se ligji për media është i domosdoshëm.
“Për 180 shkallë kam ndryshuar mendimin dhe përfundimisht duhet të ketë një ligj. Derisa ka një ligj që rregullon televizionet në mënyrë strikte duke shikuar deri në detajet e vogla, deri sa ka ligj për gazetat dhe radiot, ku rreziku dhe manipulimi është shumë i vogël se sa në platformat online besoj se duhet të ketë ligj për portalet”, deklaroi Zeqiri.
Liridona Vjeseli, e cila është pronare portali, tha se kërcënimet dhe sharjet në portalet janë më të mëdha ndaj grave.
“Në qoftë se je grua apo vajzë në këtë profesion gati se mision i pamundur kur ti je në frontline të këtyre komenteve. Sepse ne të gjithë e dimë shoqërinë tonë dhe mentaliteti”, tha Veseli.
Në Maqedoni ende nuk është rregulluar çështja për portalet, shumica e së cilëve nuk publikojnë emrat e autorëve të lajmeve.
