Me vendim të Qeverisë, salla e sportit i jepet në menaxhim Komunës së Tetovës!

TË FUNDIT

Salla e sportit në kuadër të Qendrës sportive të Tetovës, me vendim të Qeverisë, i jepet në menaxhim Komunës së Tetovës.

I pari i Tetovës, Bilall Kasami theksoi se për sallën përgatitet projekt për renovim, ku siç tha investimi do të jetë rreth 4 milionë euro. Tutje Kasami theksoi se Salla do të lëshohet në përdorim për klubet sportive të Tetovës.

“Kemi porositur projektin për rikonstruimin e plotë të kësaj salle, me çka kjo sallë do ti plotësoj gjitha standardet ndërkombëtare për sportet ekipore të parapara të luhen në sallë. Së shpejti do e kemi gati projektin dhe do vazhdojmë me tutje sepse kjo sallë pas shumë e shumë dekadash i kthehet sportit tetovar dhe besojmë që sportistët tetovar, basketbollistët, voleybollistët dhe handbollistët të luajnë në sallë ku do i përcjell publiku në rang kombëtar e ndërkombëtar”, deklaroi Bilall Kasami – kryetar i Komunës së Tetovës.